Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 11:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në bashkëpunim me kryetari e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukqi kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka falënderuar Odën Ekonomike për ndihmën e dhënë.

Ai tha se në komunë janë 1600 familje me asistencë sociale dhe se edhe 500 familje kanë nevojë për pako bazike.

“Oda Ekonomike e Kosovës ka shpreh dëshirën që përmes anëtarëve të saj t’i ndihmojë familjet në nevojë. Me bizneset po mundohemi që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit në këto kushte të vështira. 1600 familje i kemi në komunën e Prishtinës me asistencë sociale”.

“Edhe 500 familje kanë nevojë për pako bazike. Kjo krizë është ekonomike prandaj solidariteti i tyre ka domethënia të dyfishtë. Shumë shpejt do të jemi të lirë të dalim dhe të zhvillohemi si Kosovë”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi, tha se në bazë të një hulumtimi që kanë bërë del se 98% e bizneseve janë të prekura nga situata e krijuar pas përhapjes së Coronavirusit.

“Sot në një publikim që kemi pas del se 98% e bizneseve janë të prekura nga kjo situatë. Ky është mesazh simbolik duke dashur me tregu solidaritet me nis një aksion që e kemi të nevojshëm duke filluar me komunën ka një mobilizim i të gjitha bizneseve që janë në komunë. Këta qytetarë të Prishtinës nuk kanë pranuar asnjë të ardhur deri më sot”.

“Ky mesazh vlen edhe për Qeverinë që të veprojmë shpejt me masa dhe të na e bëjnë më të lehtë punën. Pakot janë me gjëra bazike nga kompanitë “Albi’, ‘Meridian’ dhe ‘SPAR'”.

“Fillimisht kemi startuar me 200 pako me miell. I bëjmë thirrje bizneseve që të na kontaktojnë dhe të mbërrijnë ata që kanë nevojë. Sigurohemi që asnjë pako të mos shkoj te ata që kanë marrë dy ose tri herë pako, por ndihmojmë ata që nuk kanë marrë asgjë”.

Ditë më parë Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Organizatën nga Turqia TIKA kanë shpërnda mbi 300 pako ushqimore.

Të ngjashme