Komuna e Prishtinës shpërndan 1600 pako higjienike për familjet në nevojë

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 10:29 | Nga Fitore Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me një grup vullnetarësh kanë filluar shpërndarjen e 1600 pakove higjienike për familjet në nevojë, për të vazhduar më pas edhe me pako ushqimore, raporton Ekonomia Online.

Premtim Fazliu, koordinator nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, tha se pakot do tu shpërndahen familjeve me asistencë sociale.

Ai ka bërë të ditur se janë duke grumbulluar edhe ushqime, e që do të shpërndahen ditën në vazhdim.

“Sot do të shpërndahen 1600 pako higjienike për familjet me asistencë sociale. Do të shpërndajmë vetëm pako higjienike, por jemi duke e grumbulluar edhe sasinë e pakove ushqimore varësisht sipas nevojës së personave me asistencë sociale”.

“Në secilën pjesë të Prishtinës, sepse ne çdo pjesë të fshatrave dhe lagjeve të Prishtinës ka një ose dy persona në një familje me asistencë sociale. Do të shpërndahen dezinfektues të duarve, shampon dhe detergjent. Prioritet i kemi vetëm familjet me asistencë sociale”.

Ai tha se komuna ka marrë të gjitha masat e nevojshme në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, raporton EO.

“Solidaritetin dhe vullnetarizmin e secilit qytetar të përfshirë në këtë iniciativë e vlerësojmë lartë ne si Komunë. Ne kemi marrë të gjitha masat për distancë sociale, duke filluar nga dezinfektuesit e duarve, dorëzat dhe maskat dhe kësisoj po mundohemi t’i shmangemi përhapjes së Coronavirusit”

Të ngjashme