Komuna e Prishtinës sot do të ndalë punën për pesë minuta në shenjë kujtimi për Astrit Deharin

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do t’i ndalë të gjitha shërbimet në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të aktivistit Astrit Dehari.

Komuna ka bërë të ditur se shërbimet do të ndalen për pesë minuta prej orës 14:00

“Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00. Po ashtu Këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari. Gjithashtu, le të jetë kjo edhe porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari”, thuhet në njoftim.

Sot shënohet trevjetori i vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Dehari, ai kishte vdekur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016 sa ishte në paraburgim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme