Komuna e Suharekës pranon donacion 230 pako për familjet në nevojë

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot ka sjellur donacion në Komunën e Suharekës 236 pako për familjet në nevojë.

Janë 118 pako ushqimore dhe 118 pako higjienike, të cilat do të shpërndahen për familjet me kushte të vështira ekonomike.

Përfaqësuesit e misionit, i ka pritur në zyrën e saj, nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, e cila në emër të kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, i ka falënderuar për këtë donacion, për familjet në nevojë në këtë kohë të vështirë pandemie e cila u’a ka vështirësuar edhe më shumë kushtet ekonomiko-financiare.

Margarethe Matic, shefe e Zyrës së Mbështetjes së Komunitetit, si dhe përfaqësuesit e tjerë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, e kanë njoftuar nënkryetaren Suka, se këto pako janë për familjet në nevojë për Komunën e Suharekës shkaku që t’i dalim në ndihmë sa do pak në këtë kohë pandemie të shkaktuar nga COVID-19.

Të ngjashme