Komunat të gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 12:45 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar ecurinë e punës për regjistrimin e popullsisë, ekonomisë familjare dhe banesave në vitin 2021, raporton EkonomiaOnline.

Në ditën e dytë të konferencës e cila po mbahet nga ASK-ja, janë mbledhur disa komuna të vendit, për ta parë nga afër procesin e mbledhjes së të dhënave të regjistrimit të popullsisë.

Hazbije Qeriqi, nga zyra për medie e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tha se qëllimi i kësaj konference është që të njoftohet opinion i gjerë publik, të gjithë hulumtuesit, ministritë organizatat e ndryshme me rrjedhat e regjistrimit që do mbahet në 2021.

Qeriqi tha se ndryshe nga herat e tjera, kjo është konferenca e parë e cila po bëhet me publikun.

“Ne kemi organizuar javën e regjistrimit të popullsisë 2001, kjo konferencë është 5 ditore dhe i kemi kategorizuar grupet e pjesëmarrësve që do të marrin pjesë në konferencë, në ditën e parë i kemi pas të ftuar të gjitha ministritë, agjencitë publike dhe institucionet e tjera, sot është dita e dytë dhe i kemi të ftuar komunat dhe pushtetin lokal, ndërkaq nesër do ti kemi organizata ndërkombëtare”.

“Temat të cilat do ti zhvillojmë gjatë kësaj konferencë, janë ligji, buxheti dhe plani i regjistrimit të popullsisë, pastaj është prezantuar edhe metoda e mbledhjes së të dhënave që është një ndryshim nga regjistrimi i 2011-tës që është bërë në metodën e mbledhjes së të dhënave në formë letre me pytësorë, tani do bëhet përmes tabletave, do kemi prezantimin e strategjisë së komunikimit dhe sensibilizimit, komunikimin me publikun, qytetarët dhe qëllimi i kësaj konference është që të ta njoftojmë opinionin e gjerë publik, të gjithë hulumtuesit, ministritë organizatat e ndryshme me rrjedhat e regjistrimit që do mbahet në 2021, kjo njëherit është edhe konferenca e parë me publikun, që ne të marrim kontributin e tyre dhe të angazhohemi maksimalisht në një komunikim të mirëfilltë me qytetarët e Kosovës. Organizimi i kësaj konferencë ka filluar në fillim të shtatorit dhe ne kemi bërë përpjekje që mos ta anashkalojmë asnjë komunitet, asnjë grup të shoqërisë në Kosovë”, tha Qeriqi.

Ndërsa Naim Miftari, nënkryetar i Komunës së Ferizajit, tha se kjo komunë është e gatshme që të marrë obligime dhe të bashkëpunojë me të gjitha organet relevante kompetente, për të realizuar një proces të tillë si dhe për tu njoftuar nga afër me rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

 “Edhe në të kaluarën Komuna e Ferizajt ka bashkëpunuar ngushtë jo vetëm me ASK-në, por me të gjitha institucionet tjera dhe të bashkëpunojmë në të mirë në interes të qytetarëve që të ofrojmë më shumë informacione, edhe komuna e Ferizajt është një nga komunat që bashkëpunon me ASK-në, shkëmben dhe rifreskon të dhënat që kemi ne si institucion dhe po besoj që edhe në të ardhmen edhe në këtë proces komuna e Ferizajt do jetë një nga komunat e cila do jep shembull në kujdesin, disiplinën dhe punën që do të bëhet në teren. Në përgjithësi nëse merret në aspektin e përgjithshëm, besoj që ka hapësirë të bashkëpunimit që të arrijmë në nivelin edhe profesional edhe nivelet tjera që janë të kërkueshme nga gjithë qytetarët”, tha Miftari.

Regjistrimi i Popullësisë pritet të bëhet në vitin 2021.

Hera e fundit kur pat ndodhur një gjë e tillë ishte në vitin 2011.

Të ngjashme