Koncerti i organizuar për nder të 11-vjetorit të pavarësisë, mbledh qytetarë të shumtë në sheshet e Prishtinës

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 20:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sonte për t’i argëtuar qytetarët e vendit, u përkujdes Qeveria e Kosovës.

Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, sonte në sheshin “Zahir Pajaziti”, u organizua një koncert ku po performojnë shumë nga yjet e skenës kosovare.

E qytetarë të shumtë sonte mbushën sheshet e Prishtinës me prezencën e tyre të cilët kishin ardhë nga shumë vende të ndryshme vetëm për të parë prej së afërmi festën e cila po mbretëron sonte në kryeqytet, shkruan Ekonomia Online.

Në koncert po performojnë yjet e njohur të estradës kosovare si: Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, e shumë artistë të tjerë.

Të ngjashme