Konfirmohen tre të vdekur në Spitalin e Gjilanit, dyshohet se ishin të infektuar me Covid-19

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të dyshuar me Covid-19.

Rastin e ka konfirmuar për Mediafokus drejtori klinik i Spitalit, dr Ukshin Ismaili.

“Po, fatkeqësisht i kemi tri vdekje brenda 24 orëve në SPGJ. Janë të dyshuar me Covid. Rezultatet nuk i kemi ende, po i presim ato nga IKSHP. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve”, ka thënë Ismaili.

Përndryshe, në Gjilan, deri tani e kanë humbur jetën 52 persona, ndërkaq në nivel të Kosovës, ky numër ka shkuar në 720.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme