Konjufca: Fahri Fazliu e Afrim Zhitia ishin frymëzim për luftën e lavdishme të UÇK-së

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 12:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në 32-vjetorin e rënies, ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve, Fahri Fazliu e Afrim Zhitia, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se vepra e Fazliut e Zhitisë, u bë shkëndija e parë e luftës së UÇK-së dhe që ishte frymëzim për luftën e lavdishme.

Frymëzim ai tha se edhe politikanë duhet të kenë këtë dy heronj.

“Vepra e tyre ishte shkëndija e luftës e parë UÇK-së, sepse amaneti i tyre u bë i gjallë në vitin 1998, kur mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah ushtrisë sonë të lavdishme çlirimtare, e cila e përmbylli lirinë dhe shtetësinë e shtetit tonë”.

“Jo rastësisht Fahria dhe Afrimi prehen këtu të qetë së bashku me bacën Adem prej të cilit u inspiruan shumë për çka se ishte i pathyeshëm, dhe siç ishte qëndresa e paepur e Adem Demaçit ishte frymëzim”.

“… për neve dhe politikanët tjerë, vepra e Afrimit e Fahrisë do të jetë frymëzim për brezat që do të vijnë”, tha Konjufca.

Të ngjashme