Konjufca viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve për 1 Qershor, premton kujdes të veçantë për këtë kategori

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 13:27 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve -1 Qershori, ka vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve, raporton Ekonomia Online.

Konjfuca me këtë rast tha se këtyre fëmijëve duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë nga institucionet.

Konjufca shtoi se ka shumë punë që duhen bërë për fëmijët çdo ditë.

“Ka fëmijë të cilët nëpër vende të ndryshme të botës që edhe luftojnë, ka fëmijë të ndryshëm të cilët edhe lypin sepse nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar”.

“Pra të gjitha këto na bëjnë më të vetëdijshëm që ka shumë punë përpara dhe është një punë që nuk kryhet kurrë dhe duhet të bëhet në bazë të përditshme”, është shprehur ai.

Konjufca ka shpërndarë dhurata për fëmijët e kësaj qendre.

“Ne e ndamë një kohë për të iu vizituar dhe për të ju shpërnda juve disa dhurata”.

Pas kësaj Konjufca u falënderuar me duartrokitje të fuqishme nga fëmijët, gjë e cila e shtyri të thotë se as deputetë nuk e kanë duartrokitur kaq shumë.

Edhe në Qendrën Burimore “Përparimi”, kryetari Konjufca u takua me fëmijët që vijojnë mësimet në këtë qendër, ndërsa nga drejtueset e saj u njoftua me aktivitetet dhe kushtet që ofron Qendra Burimore “Përparimi” për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kryekuvendari Konjufca, me këtë rast, bëri thirrje për një kujdes të shtuar ndaj fëmijëve dhe të drejtave të tyre, si dhe për solidaritet më të madh dhe për përpjekje të pareshtura që jetën e fëmijëve ta bëjmë më të hareshme dhe më të lumtur.​

Të ngjashme