Kosnett viziton afganët e strehuar në Bondsteel, u premton se ShBA-ja do t’ju sigurojë banimin e përhershëm

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dje së bashku me ekipin e tij kanë vizituar afganët që janë strehuar në kampin ushtarak Bondsteel.

Përmes një tëeet-i ambasada amerikane ka shkruar se ShBA do të punojë që t’u sigurojë afganëve banimin e përhershëm.

“Të hënën një ekip i ambasadës i udhëhequr nga ambasadori Kosnett ka mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë bashkëpunëtorë të ShBA-së në shtëpinë e tyre të përkohshme në kampin Bondsteel. Ndërsa sigurohen që familjet të jenë të rehatshme gjatë qëndrimit të tyre, ekipet e qeverisë amerikane po punojnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar kërkesat për të çuar partnerët afganë në shtëpitë e tyre të përhershme”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Të ngjashme