Kosova bëhet me aktin Magnitsky i cili sanksionon individët që janë abuzues të të drejtave të njeriut

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se sot Qeveria e Kosovës vendosi Aktin Magnitsky në përputhje me praktikën e Shteteve të Bashkuara për të sanksionuar individë që janë abuzues të të drejtave të njeriut.

“Jam i lumtur që sot qeveria e Kosovës vendosi Aktin Magnitsky në përputhje me praktikën e Shteteve të Bashkuara për të sanksionuar individë që janë abuzues të të drejtave të njeriut.

Qëllimi i Aktit Kosovar Magnitsky është të krijojë një instrument që të parashikojë marrjen e masave kufizuese në lidhje me shtetasit e huaj apo entitetet e huaj përgjegjësë për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht, luftimi i terrorizmit dhe krimit ndërkombëtarë, krijimin e kushteve për Republikën e Kosovës për të kontribuuar me efikasitet dhe efektivitet, sigurimi i implementimit të obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimi i interesave të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli. 

Të ngjashme