Kosova bënë thirrje për protesta paqësore në Iran

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 14:17 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se  po ndjek me vëmendje të shtuar protestat në Iran dhe në  koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë bën thirrje tek autoritetet iraniane për të  respektuar të drejtat demokratike dhe njerëzore për të protestuar në mënyrë paqësore.

Kosova rreshtohet përkrah partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të të drejtave themelore të iranianëve, duke përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes. Kosova u bën thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme