KQZ-ja pranon rreth 2 mijë aplikime nga diaspora për votim

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 15:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri në mesditën e sotme ka pranuar rreth 2 mijë aplikime nga diaspora për votim.

Kështu bëri të ditur Enis Halimi, kryeshef i Sekretariatit në KQZ, raporton Ekonomia Online.

“Deri në orën 13:00 janë pranuar nga diaspora 1 716 aplikime dhe 1 344 janë aprovuar, një aplikues është refuzuar”, ka thënë ai në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u bë e ditur se afati i fundit për aplikim të votuesve nga diaspora është 22 maji ora 00:00.

Kurse, Adnan Rrustemi anëtar i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes ka pyetur nëse KQZ-ja ka bërë ndonjë promovim për votimin e votuesve të diasporës.

Rrustemi ka vazhduar duke thënë se fletëvotimet janë të sigurta, janë në kuadër të rregullave kushtetuese.

Ajo që e veçon fletëvotimet është emblema e Republikës së Kosovës. Ky dizajn edhe u votua nga anëtarët e KQZ-së.

Të ngjashme