Krasniqi irritohet nga muzika serbe në RTSH

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, është irrituar me faktin që televizioni publik shqiptar (RTSH) ka transmetuar këngë serbe në natën e ndërrimit të moteve.

Krasniqi ka thënë se një gjë e tillë tregon se miqësia e Enver Hoxhës me Milladin Popoviqin është rikthyer në një perversitet politik të Edi Ramës dhe Aleksander Vucicit.

Sipas tij një ngjarje e tillë është e pështirë.

“RTSH ne oren 23.35 po vazhdonte te transmetonte kenge serbe. Miqesia perverse e Enverit per Milladinin, u rikthye ne perversitetin politik te Edi Rames per Vuciqin. E peshtire, vertet”, ka shkruar Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme