Krasniqi zbulon mashtrimet e deputetëve

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 14:09 | Nga

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka zbuluar një mashtrim të deputetëve për marrjen e mëditjeve për seancat e Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka numëruar se në seancën e sotme të Kuvendit janë të pranishëm vetëm 32 deputetë ndërsa në listën e të nënshkruarve janë 114 të tillë.

Analisti nga IKD-ja përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në seancë nuk është i pranishëm asnjë ministër.

“Aktualisht në sallën plenare të Kuvendit:

Ministra: 0
Deputetë: 32
Deputetë të nënshkruar në listë: 114”, ka shkruar Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme