KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët që të paguhen faturat

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

KRU “Prishtina” përmes nj komunkate për medie ka njoftuar se deri më tash nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga Qeveria e Kosovës për mos pagesë të shpenzimeve të ujit nga qytetarët.

KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët që të bëhen pagesat e shpenzimit të ujit.

Komunnikata e plotë:

Me qëllim të sqarimit  se, a duhet të paguhen faturat për shpenzimet e ujit dhe kanalizimit, KRU ” Prishtina ” sh.a. lëshon këtë komunikatë.

Konsumatorë të nderuar, si rrjedhojë e disa deklaratave jo zyrtare nga persona jo kompetent është krijuar një huti se a duhet të paguhen shpenzimet mujore të ujit në këtë gjendje pandemie.

Deri më tash, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga Qeveria e Republikës së  Kosovës për mos pagesë të shpenzimeve të ujit nga qytetarët. Si rrjedhojë, kërkojmë nga ju që të vazhdoni të bëni pagesën e shpenzimit të ujit ngase këto do të i ndihmonin Ujësjellësit Prishtina që të ketë një likuiditet financiar dhe të vazhdojë të punoj për një furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

KRU”Prishtina”sh.a., ka bërë disa rregullime në sistemin elektronik të pagesave ku secili konsumatorë mund të qaset përmes E-banking dhe të bëjë pagesën e faturës së ujit dhe kanalizimit dhe jemi në konsultim me Ndërmarrjen Publike, Posta e Kosovës, e cila do të ofroj mundësinë që pagesat e ujit të bëhen edhe përmes arkave mobile, të cilat do të vendosen në secilën komunë, për ata konsumatorë  të cilët nuk mund të kenë qasje në sistemin elektronik të pagesave për arsye të ndryshme.

Përfundimisht, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” u bën thirrje publike të gjithë konsumatorëve që sipas mundësive që kanë aktualisht,  të bëjnë shlyerjen e obligimeve mujore që të na mundësojnë një funksionim normal dhe një furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

Të ngjashme