Kryeministri nuk ka informata se dje janë nisur aeroplanë për në Hagë

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 13:26 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka mohuar të ketë informata se dje është bërë një fluturim për në Hagë, kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Kosovës padrejtësisht i është bërë edhe një filtër.

“Kosova i ka kaluar disa filtra të lirisë, ka qenë në fillim OKB, UNMIK pastaj Tribunali i ish-Jugosllavisë pra në Hagë, Gjykatat e Eulexi-t. Por, padrejtësisht i është bë edhe një filtër Kosovës. Nuk kam informata se dje është bërë ky fluturim me aeroplan. Është e habitshme që edhe sot na sillen trupa të pajetë pa na u dhënë asnjë certifikatë se çka ka ndodhë me ta, si janë vra. Kjo është një padrejtësi që po i ndodhë Kosovës, për këtë arsye po konsolidohemi vetë pa pritë prej palëve tjera”, është Shprehur Haradinaj.

I pari i Qeverisë këto komente i bëri pas homazheve që bëri në nderim të heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Gjilan.

Të ngjashme