Kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, nervozohet me pritjen në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale…

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 16:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale gjatë ditës së sotme ka planifikuar takime me një grup të laborantëve të lartë të mjekësisë, si dhe me përfaqësues të sindikatës së nëpunësve të shtetit të viteve 1990–të.

Me secilën prej palëve ishte paraparë që takimi të zgjaste 30 minuta, raporton EO.

Ky komision në agjendë e kishte edhe takimin me përfaqësues të sindikatës së pavarur të sektorit  privat, nga ora 14:00 deri në ora 14:30, por ky takim nuk u mbajt.

Për shkak të takimit të tejzgjatur me grupin paraprak pati një përplasje verbale ndërmjet kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, dhe kryetares së këtij komisioni, Fatmire Kollçaku.

Kollçaku i tha Azemit se mund të vinte një tjetër herë “sepse dyert e komisionit janë të hapura”, por Azemi tha se nuk do të vijë më kurrë.

“Në ora tre kemi takim me medie. Ne duhet me shku… Jo për besë, tjera herë nuk vijmë”, u shpreh Azemi.

Të ngjashme