Kurti në 22-vjetorin e vrasjes së Aganit: Me ndryshime ligjore do të mundësojmë dënimin e kriminelëve

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 09:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, tha se me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale do të mundësohet që të gjykohen të gjitha ata që kanë kryer krime luftë në Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurti në 22-vjetorin e vrasjes së veprimtarit Fehmi Agani, bashkë edhe me presidenten, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i tij, ku tha se është koha e fundit që të ndëshkohen kriminelët.

Sipas tij, gjykimi në mungesë ia tyre që kryen krime do të mundësojë drejtësi për të gjitha viktimat.

“Si profesor dhe akademik Fehmi Agani ishte në formim të thellë social ndërkaq si veprimtar politik ishte paqësor dhe përparimtar”.

“Ai e theksonte rëndësinë e mendimit në politik. Qysh me 29 maj të vitit 2019 ne patëm ndryshuar Kodin e Procedurës Penale për të mundësua Prokurorinë të hetojë dhe të kemi gjykime në mungesë dhe besoj që është koha që sistemi i drejtësisë të punojë në mënyrë për vrasjet e shumta të regjimit kriminal të Jugosllavisë së Millosheviqit të kemi procese të drejta gjyqësore që sjellin drejtësi për të gjitha viktimat”.

“Profesor Agani ka lënë veprat e tij dhe kontributi dhe puna e tij do të jehojë edhe në të ardhmen”.

Të ngjashme