Kurti në mesin e fëmijëve, lexon “Lulin e vocërr”

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 10:16 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i është bashkuar aktivitetit “Prishtina Lexon”, i organizuar nga Komuna e Prishtinës me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Kurti i ulur në mesin e të vegjëlve të Prishtinës, tha se arti, dija e mësimi, janë të nevojshme gjithmonë, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa iu tha se dita e fëmijëve është çdo ditë e çdo çast.

Ai kishte vendosur që para fëmijëve të lexonte “Lulin e vocërr” të Migjenit ngaqë për të kjo poezi ka pasur ndikim shumë pozitiv në jetën e tij.

Kurti përveç fëmijëve, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka takuar dhe përshëndetur edhe policë të Kosovës, të cilët po mbanin aktivitet për të shënuar këtë ditë.

Së bashku me Kurtin, në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili teksa dëgjonte e shihte fytyrat e lumtura të fëmijëve, i përshëndeti ata duke u thënë se “Kosova është e buzëqeshur kur ka breza të rinj sikurse ju”.

Për të shënuar këtë ditë në sheshin “Zahir Pajaziti” do të zhvillohen aktivitet të ndryshme gjatë tërë ditës.

Të ngjashme