Kurti s’deklarohet për takimin në Bruksel: Për të zhdukurit do të bëjmë krejt çka mundemi e dimë

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 10:36 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është deklaruar para takimi që do të ketë në Bruksel, pas homazheve që ka bërë të memoriali i të pagjeturve, me rastin e 27 prillit, Ditës Kombëtare të të Zhdukurve.

Ai ka thënë se të zhdukurit na mungojnë të gjithëve, e sidomos familjarëve.

Kurti ka thënë se janë zotuar së bashku me presidenten e kryetarin e Kuvendit, që do të bëjnë krejt çfarë munden e çfarë dinë për zbardhjen e fatit të zhdukurve.

“Gjenocidi  është e vërteta e Serbisë, si shtet duhet që ekzekutoret dhe urdhënsit  të dënohen. Kjo është një plagë që nuk e mbyll kalimi kohës. Si Kryeministër i Republikës, bashkë me Presidenten, e Kryetarin e Kuvendit jemi zotuar se do të bëjmë çka mundemi e dimë, por natyrisht që do të ndihmojmë për sjelljen e drejtësisë dhe sjelljen e së vërtetës. E vërteta është përpjekur të varroset në Batajnicë, fusha, male, liqene, por ju e dini se ajo u rishfaq”, tha Kurti pas homazhe që bërsi së bashku me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca.

Kurti ka shprehur mirënjohje për familjarët  që nuk e ndalën aktivitetin e tyre për fatin e të zhdukurve.

Mes tjerash ai deklaroi se në raport me Serbinë duhet qëndruar të bashkuar.

”Në raport me Serbinë, e për hir të së ardhmes tonë, ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësinë duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe në secilën pozitë që mbajmë”.

“Unë ju falënderohem dhe ju jam mirënjohës familjeve të cilët kurrë nuk e ndalën aktivitetin e tyre nëpër protesta, nëpër peticione, në borë e në shi, në vapë e në acar, dhe me lot në sy prisnin eshtrat e më të dashurve të tyre, për të cilët nuk ishin të sigurt se a janë njëmend të tyre. Andaj, kjo lloj dhimbje që është më shumë ankth sesa pikëllim duhet të marrë fund dhe për këtë zotohemi ne”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Të ngjashme