Kurti viziton BIK-un, uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajram

Prishtinë | 02 Maj 2022 | 09:43 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se është kënaqësi vizita në BIK pas shkaku i pandemisë ka qenë e pamundur vizita në festat e mëhershme.

“Ishte kënaqësi që të takohem me Myftiun, Naim Tërrnava pas dy viteve në Selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me qenë se për shkak të pandemisë na u bë e pa mundur vizita në festat e mëhershme”

“Me lutjet me të mira që të pranohet agjërimi e sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit të ketë gëzim paqe, të ketë mirëqenie, të ketë gëzim dhe lumturi. Më lejoni edhe një herë ta urojë Bashkësinë Islame dhe Myftiun Naim Tërrnava për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë për shtetin dhe për kombin. Në veçanti e përgëzojë që rrjetit Bashkësia Islame po ndihmon shumë qe të shpërndahen pako për qytetarët e vendit tonë të cilët kanë pjesë e masave tona që bashkërisht këtë krizë ta kalojmë sa më kollaj dhe sa më shpejt”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme