Kurtishaj: Zv.ministri Durmishi nuk na pyeti fare për çmimoren e transportit ndërurban, vendim skandaloz dhe kundër ligjor

Prishtinë | 13 Mar 2022 | 11:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka mbajtur takim urgjent me operatorët, në lidhje me vendimin e MMPHI-së për çmimoren e transportin ndërurban të udhëtarëve me autobusë, për kategoritë si: fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se ky vendim është skandaloz dhe joligjor.

Vendimi është marrë nga zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hyden Durmishi, këtë javë, pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak.

“Ju e dini që me datën 11 mars Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka marrur një vendim me numër 216 i cili i prekë apo i dëmton secilin anëtar, secilin operatorë të transportit rrugorë të udhëtarëve t cili është i licencuar i cili vepron në bazë të ligjit të transportit 04L179 dhe me të marrur këtë informacion ne si kryesi në mënyrë urgjente kemi mbajtur një mbledhje virtuale në mënyrë që t’i përgjigjemi këtij vendimi sa më shpejtë dhe sa më urgjent që ta kundërshtojmë sepse me të vërtetë është një vendim skandaloz dhe jo në kohë të duhur dhe jo në momentin e duhur”.

“Sido që të jetë ne jemi sot këtu bashkë për të debatuar për këtë çështje për të informuar opinionin, qytetarët dhe Qeverinë që ky vendim do të jetë i zbatueshëm apo nuk do të jetë i zbatueshëm.

Unë e kam kuptua që ky vendim nuk do të gjejë praktikë dhe nuk do të zbatohet. Ky vendim është kundërligjor edhe bazuar në nenin ku e cek zv.ministri pikërisht neni 22, paragrasi 3S e sqaron shumë mirë këtë situatë. Për ne ky vendim sikur se Qeveria do i subvenciononte biletat për studentet dhe të gjithë qytetarët ka qenë më e lehtë të ulemi dhe të bisedojmë”, tha Kurtishaj.

Qamil Kastrati nga shoqata e Transportit të Prizrenit tha se vendimi i zv.ministrit jo vetëm që është shkelje ligjore por edhe kushtetuese.

“Jo vetëm që është shkelje ligjore por është edhe shkelje Kushtetuese. Ne si transportues nuk mundemi mu pajtua me këtë bile kisha bërë thirrje me e dërgua në Kushtetuese, me bë ankesën që ka bërë shkelje kushtetuese dhe ligjore”.

Ndërsa Hasan Krasniqi nga shoqata e transportuesve të Gjakovës tha se kemi të bëjmë me një vendim me të ilin nuk respektohet shteti.

“Vendimi është shumë i ngutshëm, shumë i pamatur dhe i atakon direkt bizneset të cilat janë në vijën ekzistenciale. Vija jonë ekzistenciale është e goditur më shumë se çdo biznes tjetër në këtë kohë për shkak të ngritjes së të gjitha aseteve tona”.

Shkelzen Nishi përfaqsues nga regjioni i Pejës tha se vendimi nuk është në përputhje me ligjin.

“Pse Qeveria nuk e mori një vendim që naftën 50 përqind operatorëve të transportit me ua liru dhe me thënë në rregull bartni ju studenta nxënës dhe të gjith”.

Të ngjashme