Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 15:30, kërkohet që të përgatiten rekomandimet

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 14:36 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas një debati rreth 4 orë e gjysmë për të pagjeturit, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në ora 15:30.

Deputeti Andin Hoti bëri thirrje që gjatë kësaj pause, përfaqësueit e grupeve parlamentare të harmonizojnë rekomandimet të cilat do të votohen në fund të debatit.

Par pauzës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se kur flasin për çështjen e personave të zhdukur ndihet e turpëruar që është deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që në mesin e shumë zëvendësministrave në Qeverinë e tij, t’i punësojë edhe 22 zëvendësministra të tjerë të cilët sipas saj do të merreshin vetëm me Kuvendin, sepse siç tha Musliu, Haradinaj po i injoron deputetët.

“Sot kur po diskutojmë për një temë kaq të ndishme ndihem shumë e turpëruar që jam pjesë e Kuvendit të Kosovës, pjesë e këtyre institucioneve. Kisha një kërkesë direkte për kryeministrin Haradinaj, z. kryeministër tu kisha lut shumë atyre 200 zv. ministrave që i ke emëru në qeverinë tuaj, bashkërisht që i kemi emëru, shtojau edhe nja 22 zv.ministra të cilët do të jenë përgjegjës eksluziv që do të merren me Kuvendin e Republikës së Kosovës, meqë ju asnjëherë nuk po keni kohë të na dëgjoni, nuk po keni kohë asnjëherë të na jepni përgjigje si deputetë, dhe thjeshtë na injoroni deri në pafundësi”.

Musliu reagoi e mllefosur ndaj kryeministrit, i cili nuk ka qenë fare prezent në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për personat e zhdukur gjatë luftës.

“Ka ardhur momenti i fundit që Parlamentit të Republikës së Kosovës përfundimisht t’i kthehet dinjiteti, e dinjiteti krhehet vetëm përmes neve si deputetë, mos të durojmë këtë paturpësi që po ndodh dhe këtë ofendim që është duke na u bërë nga Qeveria e Kosovës, ata të cilët ne i kemi votuar, kemi ditur shumë me qenë të zëshëm kur kemi qenë në ulëset e opozitës kemi, kritikuar ministrat duhet të dijmë të kërkojmë tash edhe prej secilit minsitër që ka marrë votën, nëse qytetari na ka dhënë besimin neve të jemi deputet, ne ju kemi dhënë votën këtyre ministave dhe kemi në dorë t’i thërrasim ta kthejnë vëmendjen te Kuvendi”.

Të ngjashme