Ky është kosovari që u vra në Siri

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 03:20 | Nga Ekonomia Online

Edhe një tjetër kosovar është vrarë në zonën e konfliktit në Siri.

I vrar në Siri ka mbetur 23 vjeçari, Rron Emini i cili dikur jetonte në Prishtinë në lagjen ‘Ulpiana’.Ai para tri vitesh iu kishte bashkuar organizatës terroriste ISIS.Të afërm të tij, kanë publikuar fotografi nëpër rrjete sociale duke njoftuar për vdekjen e tij.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri më herët për lajmi.net tha se deri më tani kanë informacione vetëm për vrasjen e tij dhe jo ndonjë detaj shtesë.

“Kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme