Labinot Tahiri organizon protestë: S’ka me ba hajgare me popullatën

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 13:05 | Nga

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka thirrur protestë me banorët e disa fshatrave në Ferizaj. Labi ka kërkuar asfaltimin e një rruge të premtuar më parë. Për këtë, Labi ka paralajmëruar protestën duke thirrur të gjithë që të dalin në rrugë.

Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri ka thirrur në protestë banorët e Ferizajit, me qëllim të kërkimit të asfaltimit të një rruge, të premtuar më parë, siç thotë ai, nga Pal Lekaj.

“Të dashur Banorë të fshatit Tërrën të Ferizajit, sot, ora 12:00, do të jem te ju pēr të biseduar nga afër për premtimet e Ministrit Pal Lekaj.

Mua sme intereson se a i merr meritat Labi a po kush i merr, e rendesishme është që të perfundoj kjo rrugë qysh nga koha e ish Jugosllavise e cila ka mbetur ne gjendje të mjerueshme ku as Autobusi më nuk futet andej, përshkak të rruges, ndersa me nxënës e fshatarë me kushte te tyre shkojnë në Shkolla e punë.

Qe nga pas lufta, u premtua që do të shtrohet, dhe asgje askush nuk ka nderrmarë.

Unë si Deputet dhe qytetarë i thjeshtë do të ju përkrah deri diten kur të shtrohët kjo rrugë. Për këtë rrugë është i njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës.

Gjërat kanë me shku deri ne fund nuk ka me ba hajgare me ndjenja të popullates e të fshatarëve të cilet kanë vështerësi tej mase.

Unë ju sygjeroj të ngriteni në këmbë ditën që do e lëm protesten e organizuar sebashku me mua. Ju kerkoj i madh e i vogël me dal në rrugë ju lutem sinqerisht sepse mua sme interesojn kush merr tendera apo kush ka me e shtru këtë rrugë, mu me intereson Premtimi dhe mundesia që ne i’a krijojmë qytetarëve”, shkruan Labi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme