Legjislacioni për zhvillimin e filantropisë i favorshëm, mungon zbatimi

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 14:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iniciativa Qytetare FIQ ka publikuar Analizën e Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha, raporton Ekonomia Online.

Dajana Berisha, drejtoresh e FIQ-it, tha se ky dokument në të ardhmen mund t’i paraqitet edhe Qeverisë së Kosovës.

“Arsyeja që po e bëjmë një gjë të tillë është që donatorët e huaj një ditë do të tërhiqen dhe ne të gjejmë një mekanizëm për financim. Filantropia bënë të mundur mbështetjen e organizatave jo qeveritare nga komuna. Analiza e parë është bërë në vitin 2015 dhe ky është dokumenti i dytë”.

Qerkin Berisha, autor i analizës së legjislacionit të Kosovës lidhur me filantropinë dhe OJQ-të tha se legjislacioni është i favorshëm për zhvillimin e filantropisë, por sipas tij, sfidë mbetet zbatimi nga institucionet.

“Ky raport është lehtësim meqë kemi pas ndryshime në kornizën ligjore. Legjislacioni është i favorshëm për zhvillimin e filantropisë. Problemi është që sa zbatohet ky në institucione. Krahasuar me vendet e tjera është më e favorshme”.

“Prej kohës kur është publikuar raporti i parë ligji i organizatave jo qeveritare është ndryshuar dhe është një ligj më i thjeshtë dhe i kuptueshëm dhe është zhvilluar shumë koncepti i financimit publik dhe Qeveria e Kosovës e ka avancuar kornizën ligjore që ka të bëjë me organizatat jo qeveritare nga fondet publike. Që nga ky vit institucionet kanë avancuar në thirrje publike”.

“Ligjet tona janë të favorshme. Raportet publike nga viti 2015 tregojnë që tash për tash sektori publik është financuesi më i madh i shoqërisë civile në Kosovë”, tha Berisha.

Sipas tij, të gjitha shpenzimet duhet të arsyetohen, raporton EO.

“Ne kemi legjislacionin tatimor në fuqi që kërkon se çdo shpenzim të arsyetohet pra edhe këto shpenzime që bizneset që donin t’i bëni nga fondacionet do të duhet të regjistrohen edhe nga OJQ-të”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme