Ligji për përgjegjësinë penale s’është në harmoni me Kodin Penal, kompanitë po amnistohen

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 10:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Drejtësia Sot” platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, në një konferencë për medie ka shpalosur të gjeturat e analizës “Mungesa e ndjekjes penale të kompanive private”, raporton Ekonomia Online.

Ronita Halimi monitoruese nga “Drejtësia Sot”, tha se nga të gjeturat e analizës 11 kompani private të cilat kanë statusin e personit juridik në Kosovë janë amnistuar në mënyrë të kundërligjshme nga prokuroria.

Kjo ngase sipas saj, përveç personit përgjegjës nuk është akuzuar edhe personi juridik në dispozitë të veçantë të aktakuzës, duke shtuar se Ligj për përgjegjësi penale nuk është në harmoni me Kodin Penal të Kosovës.

“Nga të gjeturat rezulton se 11 kompani private të cilat kanë statusin e personit juridik në Kosovë janë amnistuar në mënyrë të kundërligjshme nga prokuroria ngase përveç personit përgjegjës nuk është akuzuar edhe personi juridik në dispozitë të veçantë të aktakuzës”.

“Drejtësia Sot ka analizuar edhe bazën ligjore dhe ka identifikuar se ky ligj nuk është në harmoni me Kodin Penal të Kosovës sepse maksimumi i dënimit penal është 100 mijë euro ndërsa me Ligji për përgjegjësi penale është 500 euro”.

Madje janë dhënë edhe disa rekomandime për prokurorët dhe për ministrinë e Drejtësisë.

“Drejtësia Sot jep rekomandim për prokurorët qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi duke u bazuar në kushtetutë”.

“Rekomandimet për Këshillin Prokurorial janë që për prokurorët të organizojnë trajnime të ligjit për përgjegjësi penale dhe rekomandime për MD që të ndryshojnë ligjin për përgjegjësi penale siç është dënimi me gjobë nga 100 mijë dhe të bëhet 500 mijë euro”.

Rreze Hoxha nga GLPS-ja tha se e gjetur e kësaj analize është mos përputhja e ligjit special me kodin penal, raporton EO.

“Mospërputhje mes këtij ligji special me Kodin Penal për maksimumin e dënimit të personit juridik për vepra penale”.

“Drejtësia Sot në këtë analizë ka analizuar aspektin e trajnimit nga ana e prokurorit të shtetit lidhur me personat juridik dhe me theks të kompanive private në Kosovë”.

Të ngjashme