Limaj uron Krasniqin në 70 vjetorin e lindjes: Kthim sa më të shpejtë në vendlindje

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Jakup Krasniqin i cili sot feston 70 vjetorin e lindjes.

Limaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Krasniqi shumicën e ditëlindjeve i ka pritur larg familjes së tij për motive kombëtare.

Ai tutje i uroi kthim sa më të shpejtë në vendlindje pranë familjes dhe shokëve.

“Bac, ti sot feston ditëlindjen e 70-të. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur larg familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut. Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë. Sot në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që të presim. Të uroj edhe shumë vite tjera, Bac”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme