Lirohet Aida Dërguti, u arrestua për shkak të gazit në Kuvend

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 10:14 | Nga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, është liruar pasi Policia e Kosovës e arrestoi atë në orët e para të mëngjesit të sotëm me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zyrtari për informim i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, i cili  tha  se arrestimi i saj ka të bëjë me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

“Arrestimi ka ndodhur për shkak të seancave të gazit me gjasë. Është shoqëruar në polici dhe është mbrojtur në heshtje, pas kësaj është liruar dhe tashmë ajo ndodhet në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme