Lirohet në hapësirë të jashtme luani që po mbahej në kafaz në Gjilan (Foto)

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Luani me emrin Gjon, i cili deri më tani është mbajtur në kafaz në një restorant të Gjilanit, është liruar në hapësirë të jashtme tek Pylli i Arinjve Prishtina.

Përmes një njoftimi në Facebook, Pylli i Arinjve Prishtina tha se luani tani ka mundësinë për të shijuar hapësirën e tij të jashtme.

“I shpëtuar në fund të muajit mars, Gjoni dalëngadalë po mësohet përsëri të jetojë si një luan! Që kur ka arritur tek strehimorja jonë kujdestarët tanë kanë qenë të angazhuar intensivisht që të përgatisin hapësirën e jashtme për të. Ju desh ca kohë që të merrte guximin për të bërë hapat e parë në bar të freskët dhe në dheun e hapësirës së tij të jashtme. Ky është një proces i ngadalshëm dhe i vazhdueshëm për të derisa ai të mësohet me hapësirën e jashtme, por ne jemi të sigurt që Gjoni shumë shpejt do të ndihet më i relaksuar”, thuhet në postimin e Pyllit të Arinjve.

“Fatmirësisht moti me diell, mjedisi i qetë dhe lojërat që kujdestarët tanë i përgatisin do ta ndihmojnë që shumë shpejt Gjoni t’i tejkalojë traumat nga e kaluara e tij”.

Megjithatë, Pylli i Arinjve tha se ky ambient nuk është destinacioni përfundimtar i luanit.

“Ne po vazhdojmë të punojmë që ai të zhvendoset në njërën prej strehimoreve për macet e mëdha të ‘Four Paws’, ku ai do ta shijojë jetën e tij në një mjedis të përshtatshëm për llojin e tij”, ka shkruar Pylli i Arinjve Prishtina.

May be an image of big cat and outdoors
May be an image of big cat and outdoors

Të ngjashme