Lumezi prezanton kornizën ligjore në Maqedoni

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 15:09 | Nga

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, me ftesë të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, po merr pjesë në punimet e Konferencës dy ditore rajonale me temën “Përgjimi i komunikimeve elektronike, korniza ligjore, eksperienca dhe roli i Prokurorit Publik”.

Në këtë konferencë Kryeprokurori Lumezi, ka prezantuar kornizën ligjore dhe përvojat e Republikës së Kosovës, në zbatimin e legjislacionit në fushën e përgjimit elektronik.

Në kuadër të kësaj konference Kryeprokurori Lumezi, gjithashtu ka zhvilluar takime të ndara me Kryeprokurorët e Shqipërisë, Kroacisë, Turqisë, Mali të Zi dhe Maqedonisë.

Ndër temat kryesore të diskutimeve në këto takime ishte, fuqizimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në luftën kundër krimit të organizuar transnacional si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e përgjimit të komunikimeve elektronike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme