Lumezi shpreh ngushëllime për vdekjen e prokurorit Speciale Enver Krasniqi

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e prokurorit Special Enver Krasniqi.

Lumezi ka shkruar se sistemi i drerjtësisë ka huimbur një profesionist të madh.

E nderuara familje Krasniqi,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Enver Krasniqi.

Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët.

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa sistemi i drejtësisë e humbi një profesionit të madh.

Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit prokurori Krasniqi i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Të ngjashme