Lutfi Haziri: Jam krenar që e pata një mik të madh si Ismet Bogujevcin

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bogujevci, me rastin e vdekjes të këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ismet Bogujevci.

Haziri ka shkruar ndër tjerash, se është krenar që ka pasur një mik të madh si Bogujevcin.

Letra e plotë:

“E nderuar familje Bogujevci

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci.

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por veprat e tij artistike do të jetojnë për sa të jetë jeta, duke qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqipe për gjeneratat e reja.

Jam krenar që e pata një mik të madh si Bali Ismet.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit artistik.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”.

Të ngjashme