“Marrëveshja” e IBM-it s’i ndal pritjet në Merdar

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Në të ftohtë e në flluska bore deri në dhjetë orë kanë qëndruar bashkatdhetarët në pikën kufitare në Merdar mëngjesin e 5 janarit, derisa po ktheheshin nga pushimet e fundvitit në vendet perëndimore.

Objekti i ri në këtë pikë kufitare që synonte “punë nën një kulm” të policëve kosovarë me ata serbë (në bazë të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM)) nuk është duke u përdorur nga të dyja palët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Policët serbë janë duke kundërshtuar një gjë të tillë për më shumë se një vit, prejse është përfunduar objekti i ri kufitar. Rrjedhimisht, Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) nuk është duke u zbatuar. E puna aty vetëm nga policët kosovarë nuk po kryen punë.

“Flluska”, siç i referohej fusnotës ish-ministrja pa portofol, Edita Tahiri, e cila i printe edhe ekipit negociator për “çështje teknike” në Bruksel, nuk është shkrirë ende. E me këtë nuk janë eliminuar as kolonat e pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër kufij sa herë që vijnë e kthehen në vendet perëndimore.

Të ngjashme