“Marsho dhe çiklo” për vetëdijesimin e grave rreth çiklizmit

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 14:25 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur aktiviteti “Marsho dhe çiklo”  me qëllim të vetëdijesimit të grave rreth çiklizmit, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm në këtë marsh ishin shumë qytetarë së bashku me organizatorët e “Marakli t’Biçiklave”.

Donika Dabinovci dhe Driada Sopi organizatore në këtë marsh thanë që ky marsh është organizuar për nder të ditës së 8 marsit me qëllim që të mësohet më shumë për çiklizmin.

“Po sot kemi organizuar këtë marsh ku po marrin pjesë shumë pjesëmarrës, dhe që lidhet edhe me 8 marsin për ditën e gruas”, tha Dabinovci.

Në anën tjetër Driada, tha që ky marsh është organizuar që një javë në mënyrë që të mbahet me datën 8 mars.

“Po qe gati një javë kemi bërë përgatitjet dhe pikërisht për gratë që të dinë më shumë  rreth çiklizmit”, tha organizatorja tjetër Driada.

Marshi ka nis nga Sheshi Zahir Pajaziti deri tek Rrethi i Flamurit.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme