Me pankarta “Jo Hidrocentrale”, marshohet kundër ndryshimeve klimatike

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 12:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë po marshojnë sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të kundërshtuar ndryshimet klimatike, raporton Ekonomia Online.

Marshi po mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe pritet të përfundoj para ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Qytetarët po marshojnë me thirrje “Jo Hidrocentrale”.

Sipas tyre, termocentralet e qymyrit nuk janë problemet e vetme që ka Kosova.

Organizatori i këtij marshi, Granit Thaçi, tha se qytetarët po përballen me shumë probleme.

Ai tha se ministria në fjalë nuk po jep informacione ndërkaq qyettarët po thithin ajër të pa pastër.

“Është mbajtur marshi i organizuar “Gaja” dhe “Termokiss” kundër ndryshimeve klimatike. Këtë vit e kemi pas vit më të nxehtë, njerëzit kanë mbet pa ujë, mbeturina ka në lumenj, edhe kryesorja është se janë duke ndërtuar hidrocentrale. Kjo ministri nuk po jep informacione, gjetja e prerja e pyjeve, mijëra shtëpi po djegin qymyr, shteti po dështon , ne po thithim ajër të pa pastër”, tha Thaçi, raporton EO

Pas fjalimit qytetarët mbollën pemë në dy lokacione të ndryshme.

Nxënësi i Shkollës Finlandeze, Olti Mehmeti,  tregoi se sot kanë vendosur të mbjellin mbi 50 fidane.

Ai tha se ndryshimet nisin prej gjërave të vogla.

“Sot jemi dalë dhe po mbjellim mbi 50 fidane dhe jemi dalë për ndryshimin klimatik që po ndodhë kohëve të fundit dhe njerëzit që janë duke e ndotë shumë ambientin. Sot këtë e kemi marrë si shkollë dhe normalisht secili prej neve individualisht duhet të kujdeset për ambientin dhe me mbjell pemë. Ne po tregojmë se çdo gjë ja nisë me ndryshu prej një akti shumë të vogël dhe mbjellja e këtyre fidanëve ndikon shumë si për lirimin e oksigjenit dhe për ndryshimin klimatik sepse po e mbron shtresën e ozonit që të mos dëmtohet dhe ky është qëllimi jonë”, tha Mehmeti, raporton EO.

Të ngjashme