Mbi 150 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Mbi 150 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.

Ndërsa, deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

MSH bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 170.

Vlen të ceket se ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjaret, aktivitetet sportive, mbrëmjet e maturës etj.

Të ngjashme