Mbi 400 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-Covid

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon ende aksioni i Policisë nëpër terren duke shqiptuar gjoba për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anti-Covid.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë 407 gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk përfillën masat anti-Covid të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.

Ndërkohë, po vazhdojnë të jenë në fuqi masat që nga 30 gushti, dhe nuk dihet ende deri kur do të vazhdojnë të na shoqërojnë ato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme