Mbyllet çerdhja ku u rrah fëmija dje

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Arsimit i ka ndërprerë veprimtarinë çerdhes “Cambridge Kids” pas rastit të rrahjes së një fëmije nga një edukatore derisa ky institucion të pajiset me licencë, ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.

“Ne kemi inspektuar institucionin dhe kemi vendosur që t’ia ndërpresim veprimtarinë në mungesë të licencës. Nesër këtë vendim do ta dërgojmë edhe me shkrim”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka arrestuar edukatoren që rrahu fëmijën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme