MD-ja deklarohet për Arbitrazhin nga “Mabco Constructions SA”

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 14:19 | Nga

Pas interesimit të mediave në lidhje me procesin e arbitrazhit rreth çështjes së “Mabco Constructions SA”, Ministria e Drejtësisë konfirmon se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimeve e ka regjistruar kërkesën e “Mabco Constructions SA” për të filluar procedurën e arbitrazhit kundër Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës në këtë proces do të përfaqësohet nga Avokatura Shtetërore në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Duke marrë parasysh që procedura e arbitrazhit është konfidenciale, dhe me qëllim që të mos paragjykohet asnjë veprim procedural, Avokatura Shtetërore do të respektojë konfidencialitetin e procedurës së arbitrazhit dhe shpreson se edhe pala tjetër do të veprojë njëjtë.

Pritet që pas regjistrimit të rastit të fillojë procesi i konstituimit të tribunalit të arbitrazhit i cili pastaj do të drejtojë procedurën.

Avokatura Shtetërore do të njoftojë publikun për ecurinë e procedurës së arbitrazhit me kohë dhe brenda asaj që e lejon konfidencialiteti i procedurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme