MD njofton për punimet e Grupit Punues për draftimin e Koncept Dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Po zhvillohet punëtoria e parë e Grupit Punues për draftimin e Koncept Dokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë. Të pranishëm në këtë punëtori tre ditore janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokrorial i Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Oda e Avokatëve të Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, përfaqësues nga shoqëria civile dhe përfaqësues nga Partnerët Strategjik ndërkombëtarë.

Grupi Punues do të reflektojë mbi sfidat me të cilat përballet gjyqësori dhe prokuroria dhe diskutojë mbi kornizën ligjore që do të mundësojë zhvillimin e procesit të vetingut dhe funksionalizimin e mekanizmave
të vetingut për të garantuar një proces të drejtë, efikas dhe efektiv. Do të ndahen mendime, sugjerime dhe opinione konkrete nga të gjithë pjesëmarrësit, për t’i pasqyruar më pas ato në draft Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të vetingut.

Kjo punëtori është mbështetur nga Ambasada Amerikane.​

Të ngjashme