Më 2019 u identifikuan 10 raste të reja të të zhdukurve, 31 mbetje mortore iu dorëzuan familjarëve

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 11:59 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Koordinues i Asociacionit të Familjarëve të Zhdukur ka përmbyllur vitin 2019 me 10 raste të reja të identifikimit të personave të zhdukur, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur, Ahmet Grajqevci, deklaroi se do të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pasi ky numër është i vogël.

Grajqevci akuzoi politikanët duke thënë se të pagjeturit po kujtohen vetëm në data dhe përkujtime.

“Me qeveritaret tanë janë parë vetëm në përkujtime dhe data sa për një ngushëllim që nuk mjafton. Lista që kërkojmë është e gjallë dhe pritja jonë është në skaj vrime. Ne jemi prap atyre rrugëve ku kërkohen ata që na mungojnë. Do ti kërkojmë sa të jemi gjallë ata që kanë kryer krimet. Shumë familjarë po jetojnë në ankthin e pritjes. Këshilli Koordinues është themeluar në vitin 2000 dhe ka pasur 7 organizata e më pastaj iu janë bashkangjitur 17 që gjithsej ka 24. Ky këshill ka qenë i pari i themeluar të dala nga Ish Jugosllavia që përjetuan luftën”, tha ai.

Grajqevci bëri të ditur se gjatë vitit 2019 janë identifikuar 10 raste të reja, 3 shqiptare, 5 malazeze dhe 2 serbe.

Ndër të tjera, ai njoftoj se janë identifikuar 31 mbetje mortore. Andaj kërkoj nga institucionet e vendit dhe ndërkombëtarët ti mbështesin për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

“Këshilli koordinues në bashkëpunim me organizatat vendore, regjionale dhe ndërkombëtare. Aktivitetet e mbajtura gjatë viti 2019. Janë mbajtur 22 takime të rregullta dhe 7 takime me organizata vendore dhe ndërkombëtare 3 takime me Kryqin e Kuq. Këshillin regjional 3 takime që së bashku gjithsej arrinë 29 takime. 2019 përmbyllet me 10 raste të reja identifikimi. 3 raste shqiptar, 5 raste malazez dhe 2 raste serb. 31 janë identifikuar mbetje mortore që iu janë dorëzuar familjarëve ky numër është i vogël pasi kërkojmë edhe 1647 persona. Mbesim me shpresë që angazhimi ynë dhe i institucioneve nuk do të mungojë as në vitin e ardhshme”

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka pranuar mirënjohje nga Këshilli Koordinues i Asociacionit të Familjarëve të Zhdukur.

Gjetaj thotë se mirënjohja më e madh është çështja e të pagjeturve. Ai kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare t’i ndihmojë në këtë rrugëtim, derisa thotë se kjo gjë nuk duhet të politizohet.

“Mirënjohje më e madhe është për të zbardhur fatin e të pagjeturëve. 1600 persona ende të paevidentuar ne ende nuk kemi arrit me e përfundua obligimin. Kemi raste shumë të rëndë me armikun 900 mbetje mortore. Bashkësia Ndërkombëtare ka përgjegjësi dhe faktori ndërkombëtar duhet të na ndihmojë pavarësisht problemeve tjera politike dhe mardhënieve. Çështja e personave të zhdukur të mos politizohet por politika ta ndihmojë në zbardhjen e fatit të tyre”, u shpreh Gjetaj.

Të ngjashme