Mesazhi i së premtes nga myftiu Naim Ternava

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë këshillat e Ministria e Shëndetësisë dhe IKShP-së në këtë kohë pandemie të për ta tejkaluar këtë sfidë së bashku.

Myftiu Ternava tha se përballja dhe tejkalimi i këtyre sfidave kërkon qasje serioze, përgjegjësi për veprimet, sjelljet e vendimeve, kërkon qetësi, urtësi e mbi të gjitha kërkon unitet për të mirë, unitet për të rijetuar popullin, unitet për të mirën e vendit, dhe unitet për mbështetje e kujdes ndaj asaj kategorie të shoqërisë që është në nevojë.

Mes tjerash, Ternava admiroj punën e institucionet përgjegjëse, dhe gatishmëria e shoqërisë tonë që të zbatoj udhëzimet e thirrjet e përgjegjësve të institucioneve në parandalimin e përhapjes së pandemisë, shkruan Ekonomia Online.

Fjalimi i plotë i myftiut:

Falënderojmë Zotin Fuqiplotë, Krijuesin e pashoq e Sundimtarin apsolut , vetëm Atij i takon lavdi e madhëria e pafundme .

Salatet e Selamet tona qofshin mbi të dashurin tonë Muhamed Mustafanë, familjen e tij te pastër e shokët e tij besnik.

Të nderuar besimtarë

Të nderuar qytetarë të Kosovës

Të nderuar vëllezër e motra

Më lejoni që fillimisht në këtë ditë të bekuar të xhumasë, bashkërisht më ju, dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të Lusim Zotin që të na pajis me sabër që bashkërisht të tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi këtë kohë.

Këto sfida e kanë sjell popullin para një sërë dilemash e vështirësive, që nga frika e infektimit me virusin COVID-19, pasuar me krizën e brendshme politike e institucionale e deri tek përballja me vështirësitë sociale e ekonomike me të cilat po përballet shoqëria jonë.

Përballja dhe tejkalimi i këtyre sfidave kërkon qasje serioze, kërkon përgjegjësi për veprimet, sjelljet e vendimet tona, kërkon qetësi, urtësi e mbi të gjitha kërkon unitet për të mirë, unitet për të rijetuar popullin, unitet për të mirën e vendit, dhe unitet për mbështetje e kujdes ndaj asaj kategorie të shoqërisë që është në nevojë.

Populli ynë, si edhe popujt e tjerë të qytetëruar , kur është kërkuar nga ta, kanë ditur që të bashkohen rreth kauzave e projekteve të mëdha, rreth ideve e strategjive që kanë shkuar në funksion, e në të mirë të komunitetit, popullit e vendit.

Neve tani, më shumë se kurrë na duhet uniteti e bashkimi në tejkalimin e tri sfidave me të cilat po përballemi, dhe jam i bindur që si çdo herë kur na është kërkuar, edhe kësaj here do të gjejmë forcë e kurajë për të tu përballur suksesshëm së pari me pandeminë e tutje edhe me tejkalimin e sfidave politike e socio ekonomike.

Është për tu admiruar e përshëndetur puna që kanë bërë për këtë institucionet përgjegjëse, sikurse që është për tu admiruar gatishmëria e shoqërisë tonë që të zbatoj udhëzimet e thirrjet e përgjegjësve të institucioneve që të parandalojmë përhapjen e pandemisë.

Për ta fituar këtë betejë ne duhet që të vazhdojmë të jemi të disponuar në atë që na thonë e na udhëzojnë profesionalistët, të bashkuar, unik, duke mbështetur njëri- tjetrin, duke respektuar institucionet, duke dëgjuar profesionalistët do të bëjmë më të mirën për shëndetin tonë, do të ruajmë shoqërinë dhe kështu praktikisht do ta tejkalojmë me lehtë bashkë edhe këtë krizë.

Pra, do të jemi në gjendje që të infektuarit ti trajtojmë në mënyrën e duhur, por mbi të gjitha nëse tregohemi të kujdesshëm do të parandalojmë infektimin, në vend që të shërohemi nga infektimi. Ska dyshim se parandalimi është më i lehtë e më i dobishëm sesa kurimi.

Më këtë tregojmë kulturën e përgjegjësisë si popull, dëshmojmë vetëdijen për rrezikun me të cilin përballemi si dhe vizionin për tejkalimin me sa më pak pasoja.

Vëllezër e motra!

Nga e kaluara e historisë njerëzore na është bërë e ditur se çdo shoqëri apo komunitet që ka manifestuar bashkim e unitet ka arritur objektivin për të cilën është angazhuar dhe ka ecur përpara në të gjitha fushat e jetës.

Ndërsa, në ato shoqëri që ka mbizotëruar përçarja, urrejtja e interesi i momentit i një grupi apo një klani, këto shoqëri kanë ngelur prapa, kanë humbur perspektivën dhe kanë dëmtuar të ardhmen e tyre.

Për këtë Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë thotë:

“Dhe bindjuni Zotit , dhe të dërguarit të Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e të bie nami dhe fuqia juaj.

Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit”.

Nëse e kuptojmë drejt mesazhin e këtij ajeti të Kuranit, dhe vejmë në zbatim porositë e tij ne do të bëjmë atë që do Zoti, do të jemi në shërbim të vendit, popullit e njerëzisë në përgjithësi.

Vëllezër e motra!

Vendi ynë këto ditë përveç pandemisë që ka përfshirë tërë botën, e të cilin deri më tash mund të themi se e kemi përballuar mirë, dhe uroj që kështu të vazhdojmë, ne si shoqëri në këtë kohë po përballemi edhe me krizën institucionale e politike që është shkaktuar nga të zgjedhurit tanë.

Ajo çfarë ka ndodhur nuk kthehet, por për tejkalimin e saj ska dyshim se neve na duhet urtësi e përgjegjësi për atë që themi e ligjërojmë, për diskursin që kultivojmë ndaj njëri -tjetrit dhe për veprimet e vendimet që marrim për vendin tonë.

Ne të gjithë jetojmë këtu, veprojmë e punojmë në këtë vend , këtu i risim fëmijët tanë dhe këtu do të jemi edhe e pas kësaj krize, pranë njëri tjetrit, dhe prapë duhet të punojmë e jetojmë bashkë me njëri tjetrin.

Na duhet përgjegjësi e urtësi ashtu siç na ka hije dhe siç veprojnë shoqëritë e përparuara.

Nuk është vlerë e popullit tonë kultivimi i gjuhës së urrejtjes që po kultivohet në debatet e këtyre ditëve.

Dallimet që kemi për çështjet e caktuara, nuk duhet të kthehen në urrejtje e mosdurim, dallimet duhet parë si vlerë për të arritur atë që është më e mirë për vendin e popullin, e jo për të krijuar polarizim, huti e përçarje.

Jemi të obliguar që në biseda, ligjërime e debate të ruajmë gjuhën tonë, të mos mbjellim mosdurim e urrejtje, për këtë Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., na ka porositur

“Mos urreni njëri-tjetrin, mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit , as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë.

Me këtë rast ftoj të gjithë përgjegjësit, spektrin institucional e politik që të lënë anash interesat e tyre ideologjike, politike e klanore, por të kenë parësor interesin e popullit e vendit, e të bashkuar e unik ashtu siç kërkohet nga ne të jenë në krye të detyrave që ua ka besuar sovrani, duke bashkëpunuar e bashkëvepruar se vetëm kështu kryejnë mision për të cilin janë mandatuar.

Vëllezër e motra!

Pandemia që ka përfshirë globin, përveç sëmundjes , vdekjeve e krizës shëndetësore ka rënduar edhe gjendjen sociale e ekonomike gjithandej vendeve te botës. Në këtë rrafsh ska dyshim se edhe në vendin tonë në mënyrë drastike janë pakësuar të hyrat financiare në shumë familje, duke i sjellë në vështirësi sociale e ekonomike dhe kështu ka rritur numrin e atyre që kanë nevojë për ndihmë e përkujdesje.

Kërkohet nga ne të gjithë, që kemi mundësi, që na ka dhënë Zoti pasuri e bereqet, që të gjejmë rrugën e mënyrën e duhur për të ndihmuar ata që kanë nevojë, aq më tepër kur tani veç jemi në prag të muajit të Madhëruar të Ramazanit.

Me këtë rast apeloj te të gjithë besimtarët dhe qytetarët që kanë mundësi materiale që të kujdesen e të mbështesin familjet që këto ditë kanë nevojë për ndihmën e përkujdesjen tonë.

Ne, kujdesin e solidaritetin ndaj njëri – tjetrit e kemi vlerë të kultivuar ndër shekuj dhe vlerë dalluese të popullit tonë dhe pikërisht kjo vlerë na ka bërë të fortë t’i përballojmë sfidat e furtunat me të cilat na ka përballur historia.

Andaj, në këtë ditë të xhumasë ju ftoj që të jemi sa më solidar, të ndihmojmë vëllezërit tanë, fqinjët tanë dhe ata që sot ka nevojë për ndihmën tonë, ngase Allahu i Madhërishëm ne Kuranin Fisnik ka garantuar se shpërblimi i bamirësve nuk do humbet kurrë duke thënë :

“Vërtete Allahu, bamirësve nuk do t’ua humbë shpërblimin.” (et-Tevbe, 120)

Ndërsa, Muhamedi a.s. na mëson se: Njeriu bujar e dorëdhënës është afër Zotit, afër Xhennetit e larg Zjarrit të xhehenemit.

Të dashur vëllezër!

Zoti i Lartëmadhëruar në Kuranin fisnik ka kërkuar prej nesh që gjithmonë të jemi pranë njëri tjetrit të bashkuar e të pandarë sikur një trup i vetëm . Ai në Kuran na drejtohet e na thotë: “ Vërtetë ummeti është një dhe i pandarë, unë jam Zoti juaj, andaj vetëm mua më adhuroni”.

Pra në këtë ajet e shohim qartë se, Zoti Fuqiplotë e ka konsideruar unitetin dhe bashkimin si çështje të pa ndarë të umetit, ngase edhe e ka cilësuar dhe emëruar si umet të unifikuar.

Në këtë kohë të bekuar te xhumasë, Lusim Zotin e Madhërishëm që në rrugën tonë të drejtë të qëndrojmë të bashkuar e unik , se vetëm të bashkuar jemi të fortë dhe vetëm duke qenë unik mund t’ia dalim.

O Zot i Madh dhe i Vërtetë na ruaj ne dhe vendin tonë sa të ketë jetë.

Mesazhi i së premtes

#Mesazhi i xhumasëMe emrin e Allahut Mëshibërësit MëshirëplotëFalënderojmë Zotin Fuqiplotë, Krijuesin e pashoq e Sundimtarin apsolut , vetëm Atij i takon lavdi e madhëria e pafundme . Salatet e Selamet tona qofshin mbi të dashurin tonë Muhamed Mustafanë, familjen e tij te pastër e shokët e tij besnik. Të nderuar besimtarëTë nderuar qytetarë të KosovësTë nderuar vëllezër e motraMë lejoni që fillimisht në këtë ditë të bekuar të xhumasë, bashkërisht më ju, dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të Lusim Zotin që të na pajis me sabër që bashkërisht të tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi këtë kohë. Këto sfida e kanë sjell popullin para një sërë dilemash e vështirësive, që nga frika e infektimit me virusin COVID-19, pasuar me krizën e brendshme politike e institucionale e deri tek përballja me vështirësitë sociale e ekonomike me të cilat po përballet shoqëria jonë. Përballja dhe tejkalimi i këtyre sfidave kërkon qasje serioze, kërkon përgjegjësi për veprimet, sjelljet e vendimet tona, kërkon qetësi, urtësi e mbi të gjitha kërkon unitet për të mirë, unitet për të rijetuar popullin, unitet për të mirën e vendit, dhe unitet për mbështetje e kujdes ndaj asaj kategorie të shoqërisë që është në nevojë.Populli ynë, si edhe popujt e tjerë të qytetëruar , kur është kërkuar nga ta, kanë ditur që të bashkohen rreth kauzave e projekteve të mëdha, rreth ideve e strategjive që kanë shkuar në funksion, e në të mirë të komunitetit, popullit e vendit.Neve tani, më shumë se kurrë na duhet uniteti e bashkimi në tejkalimin e tri sfidave me të cilat po përballemi, dhe jam i bindur që si çdo herë kur na është kërkuar, edhe kësaj here do të gjejmë forcë e kurajë për të tu përballur suksesshëm së pari me pandeminë e tutje edhe me tejkalimin e sfidave politike e socio ekonomike. Është për tu admiruar e përshëndetur puna që kanë bërë për këtë institucionet përgjegjëse, sikurse që është për tu admiruar gatishmëria e shoqërisë tonë që të zbatoj udhëzimet e thirrjet e përgjegjësve të institucioneve që të parandalojmë përhapjen e pandemisë. Për ta fituar këtë betejë ne duhet që të vazhdojmë të jemi të disponuar në atë që na thonë e na udhëzojnë profesionalistët, të bashkuar, unik, duke mbështetur njëri- tjetrin, duke respektuar institucionet, duke dëgjuar profesionalistët do të bëjmë më të mirën për shëndetin tonë, do të ruajmë shoqërinë dhe kështu praktikisht do ta tejkalojmë me lehtë bashkë edhe këtë krizë. Pra, do të jemi në gjendje që të infektuarit ti trajtojmë në mënyrën e duhur, por mbi të gjitha nëse tregohemi të kujdesshëm do të parandalojmë infektimin, në vend që të shërohemi nga infektimi. Ska dyshim se parandalimi është më i lehtë e më i dobishëm sesa kurimi. Më këtë tregojmë kulturën e përgjegjësisë si popull, dëshmojmë vetëdijen për rrezikun me të cilin përballemi si dhe vizionin për tejkalimin me sa më pak pasoja.Vëllezër e motra! Nga e kaluara e historisë njerëzore na është bërë e ditur se çdo shoqëri apo komunitet që ka manifestuar bashkim e unitet ka arritur objektivin për të cilën është angazhuar dhe ka ecur përpara në të gjitha fushat e jetës. Ndërsa, në ato shoqëri që ka mbizotëruar përçarja, urrejtja e interesi i momentit i një grupi apo një klani, këto shoqëri kanë ngelur prapa, kanë humbur perspektivën dhe kanë dëmtuar të ardhmen e tyre.Për këtë Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë thotë:“Dhe bindjuni Zotit , dhe të dërguarit të Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e të bie nami dhe fuqia juaj. Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit”. Nëse e kuptojmë drejt mesazhin e këtij ajeti të Kuranit, dhe vejmë në zbatim porositë e tij ne do të bëjmë atë që do Zoti, do të jemi në shërbim të vendit, popullit e njerëzisë në përgjithësi. Vëllezër e motra! Vendi ynë këto ditë përveç pandemisë që ka përfshirë tërë botën, e të cilin deri më tash mund të themi se e kemi përballuar mirë, dhe uroj që kështu të vazhdojmë, ne si shoqëri në këtë kohë po përballemi edhe me krizën institucionale e politike që është shkaktuar nga të zgjedhurit tanë. Ajo çfarë ka ndodhur nuk kthehet, por për tejkalimin e saj ska dyshim se neve na duhet urtësi e përgjegjësi për atë që themi e ligjërojmë, për diskursin që kultivojmë ndaj njëri -tjetrit dhe për veprimet e vendimet që marrim për vendin tonë. Ne të gjithë jetojmë këtu, veprojmë e punojmë në këtë vend , këtu i risim fëmijët tanë dhe këtu do të jemi edhe e pas kësaj krize, pranë njëri tjetrit, dhe prapë duhet të punojmë e jetojmë bashkë me njëri tjetrin. Na duhet përgjegjësi e urtësi ashtu siç na ka hije dhe siç veprojnë shoqëritë e përparuara. Nuk është vlerë e popullit tonë kultivimi i gjuhës së urrejtjes që po kultivohet në debatet e këtyre ditëve. Dallimet që kemi për çështjet e caktuara, nuk duhet të kthehen në urrejtje e mosdurim, dallimet duhet parë si vlerë për të arritur atë që është më e mirë për vendin e popullin, e jo për të krijuar polarizim, huti e përçarje. Jemi të obliguar që në biseda, ligjërime e debate të ruajmë gjuhën tonë, të mos mbjellim mosdurim e urrejtje, për këtë Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., na ka porositur "Mos urreni njëri-tjetrin, mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit , as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Me këtë rast ftoj të gjithë përgjegjësit, spektrin institucional e politik që të lënë anash interesat e tyre ideologjike, politike e klanore, por të kenë parësor interesin e popullit e vendit, e të bashkuar e unik ashtu siç kërkohet nga ne të jenë në krye të detyrave që ua ka besuar sovrani, duke bashkëpunuar e bashkëvepruar se vetëm kështu kryejnë mision për të cilin janë mandatuar.Vëllezër e motra! Pandemia që ka përfshirë globin, përveç sëmundjes , vdekjeve e krizës shëndetësore ka rënduar edhe gjendjen sociale e ekonomike gjithandej vendeve te botës. Në këtë rrafsh ska dyshim se edhe në vendin tonë në mënyrë drastike janë pakësuar të hyrat financiare në shumë familje, duke i sjellë në vështirësi sociale e ekonomike dhe kështu ka rritur numrin e atyre që kanë nevojë për ndihmë e përkujdesje.Kërkohet nga ne të gjithë, që kemi mundësi, që na ka dhënë Zoti pasuri e bereqet, që të gjejmë rrugën e mënyrën e duhur për të ndihmuar ata që kanë nevojë, aq më tepër kur tani veç jemi në prag të muajit të Madhëruar të Ramazanit. Me këtë rast apeloj te të gjithë besimtarët dhe qytetarët që kanë mundësi materiale që të kujdesen e të mbështesin familjet që këto ditë kanë nevojë për ndihmën e përkujdesjen tonë. Ne, kujdesin e solidaritetin ndaj njëri – tjetrit e kemi vlerë të kultivuar ndër shekuj dhe vlerë dalluese të popullit tonë dhe pikërisht kjo vlerë na ka bërë të fortë t’i përballojmë sfidat e furtunat me të cilat na ka përballur historia.Andaj, në këtë ditë të xhumasë ju ftoj që të jemi sa më solidar, të ndihmojmë vëllezërit tanë, fqinjët tanë dhe ata që sot ka nevojë për ndihmën tonë, ngase Allahu i Madhërishëm ne Kuranin Fisnik ka garantuar se shpërblimi i bamirësve nuk do humbet kurrë duke thënë : “Vërtete Allahu, bamirësve nuk do t’ua humbë shpërblimin.” (et-Tevbe, 120)Ndërsa, Muhamedi a.s. na mëson se: Njeriu bujar e dorëdhënës është afër Zotit, afër Xhennetit e larg Zjarrit të xhehenemit. Të dashur vëllezër!Zoti i Lartëmadhëruar në Kuranin fisnik ka kërkuar prej nesh që gjithmonë të jemi pranë njëri tjetrit të bashkuar e të pandarë sikur një trup i vetëm . Ai në Kuran na drejtohet e na thotë: “ Vërtetë ummeti është një dhe i pandarë, unë jam Zoti juaj, andaj vetëm mua më adhuroni”. Pra në këtë ajet e shohim qartë se, Zoti Fuqiplotë e ka konsideruar unitetin dhe bashkimin si çështje të pa ndarë të umetit, ngase edhe e ka cilësuar dhe emëruar si umet të unifikuar.Në këtë kohë të bekuar te xhumasë, Lusim Zotin e Madhërishëm që në rrugën tonë të drejtë të qëndrojmë të bashkuar e unik , se vetëm të bashkuar jemi të fortë dhe vetëm duke qenë unik mund t’ia dalim.O Zot i Madh dhe i Vërtetë na ruaj ne dhe vendin tonë sa të ketë jetë.Myftiu i KosovësE premte 10 prill 2020 Naim ef. Tërnava

Gepostet von Bashkësia Islame e Kosovës am Freitag, 10. April 2020
Lexo më shumë:

Të ngjashme