Ministri Gashi takon zjarrfikësit që po protestojnë, iu kërkon durim

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 16:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, ka tentuar t’i bindë zjarrfikësit që të shpërndahen, me premtimin se do të mundohen ta gjejnë zgjidhjen, në kohën kur protesta po mbush orën e gjashtë.

“Keni durimin që edhe një kohë, nuk është gjatë, shumë shpejtë brenda këtyre ditëve…unë i kam informuar dhe e din saktë, i kam prit, kam pasur edhe takim, ua kam shpjeguar procedurat dhe i kam marr të gjitha memorandumet e komunave dhe i kam dërguar në ministri të Financave, sepse kalimi bëhet komplet edhe financiarisht, mjetet kalojnë nën autoritetin  Departamentit të Emergjencës, sepse është testu se komunat nuk kanë kapacitete me mund me u përball edhe me këto shërbime”, tha Gashi.

Gashi tha se nesër në mbledhjen e qeverisë do ta ngritë çështjen e zjarrfikësve dhe shqetësimin që këta kanë. Ai iu premtoi atyre se kjo çështje do të zgjidhet.

“Unë nuk po flas me statistika e me shifra, të shohim nesër, sepse ju hyni në kategorinë për rrezikshmëri dhe kjo çështje do të trajtohet dhe e gjitha që është brenda mundësisë që ekzekutivi ka sigurisht qe ka me u bë dhe çka mundem me iu thënë, pa përjashtim ne të gjithë ministrat, kolegët, mirëkuptojnë shqetësimet  e juaja”, tha Gashi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme