Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së, nderojnë ushtarët e NATO-s

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm Faruk Geci, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj dhe oficerë të lartë të FSK-së, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, bënë homazhe dhe vendosën lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë.

Po ashtu anëtarët e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule edhe te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova si dhe te shtatorja e komandantit të orëve të para të UÇK-së, heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Të ngjashme