Ministri Krasniqi ka një lajm për studentët e komuniteteve

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se është hapur thirrja për bursa për studentët e komuniteteve.

Krasniqi, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se kjo thirrje është destinuar për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsyje të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

Shuma maksimale e bursës do të jetë deri në 1,000€ për studentët përfitues, ndërsa konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 18.11.2022 deri më 02.12.2022, në ora 16:00.

Të ngjashme