Ministri Mehaj takohet me kryetarin e Deçanit dhe drejtorin e QKMF-së

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kryetarin e Deçanit ku kjo komunë tashmë ka shpallur gjendje emergjente pas situatës së krijuar ku rreth 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF.

Ende nuk dihet se nga çka u helmuan.

Në vizitë do të shkojë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa më herët në Deçan qëndroi edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se një listë me prioritizim absolut të barnave do të trajtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo vetëm me barnat e listës esenciale, por edhe me pajisje të nevojshme.

Të ngjashme