Ministrja Haradinaj-Stublla përkujton viktimat e Holokaustit

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj- Stublla, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit – një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, që mori jetët e miliona civilëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, shefja e diplomacisë kosovare tha se sot është dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit – gjashtë milionë hebrenjve dhe shumë të tjerëve të vrarë, atëherë kur dinjiteti njerëzor u përdhos nga urrejtja.

“Sot përkujtojmë edhe hebrenjt e Kosovës, të cilët humbën jetën në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen. Ne nuk ju harrojmë”. Ministrja Hradinaj-Stublla tha se kjo ditë kujtohet edhe për të nderuar të mbijetuarit dhe ata që rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë gjatë periudhës më të errët të historisë, në mes të tyre edhe shumë familje shqiptare.

“Ekziston një nevojë e thellë për të mësuar nga historia e Holokaustit, prandaj jam krenare që kemi filluar miratimin e përkufizimit të IHRA- s mbi antisemitizmin”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla, duke shtuar se njerëzimi nuk duhet të lejojë të përseritën kurrë më mizori të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme