Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshje me QKRMT-në

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitilimin e të Mbijetuarve të Torturës, drejtoreshën ekzekutive, znj. Feride Rushiti.

Me anë të kësaj marrëveshje, anëtarëve të QKRMT-së, u lejohet që të vizitojnë Institucionet Korrektuese të Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi.

Ministrja Haxhiu, falenderoi Rushiti, për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe u dakorduan për bashkëpunime të mëtejme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme